Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Sa shoqe ka Xhisiela…?

Nga Media 0

Nga Jonida Mukja

Xhisiel’ e dashur, ti je thjeshtë një vajzë e pafajshme që vjen nga një qytezë pak kilometra larg kryeqytetit, por shija e jetës si një zonjushë parisiene të tundon. Fëmijëria dhe mungesa familjare të lanë një shije të hidhur. E ke të veshtirë ta pranosh, ndaj gërmon nën rrënojat e një shoqërie të rrënuar vetëm për t’i dhënë vetes mundësinë e të jetuarit atë jetë që prindërit e kanë të pamundur të ta japin.

Sa shoqe ke ti Xhisiel’ që ashtu si ty kanë harruar se vijnë nga jetë provincialësh, mes kallamishtesh e pellgjesh uji dhe po aq sa ty ja mohojnë vetes realitetin veç për hir të shoqërisë.

Provinca, është e bukur Xhisiel’ edhe pse nga andej lindin “bisha” e “përbindësha” që kurrë s’do të donin të ishin. Fluturo Xhisiel’, por mos harro që kur të biesh ulu me këmbë në tokë. Hunda do të të dhembi më shumë se sa premtimi i një palë syzeve origjinale dhe një makine të shtrenjtë që s’dihet nga do të vijnë.

Është e vërtetë që prej mentalitetit të përjetshëm shumë vajza “humbën” jetët e tyre, por kjo s’do të thotë që mentaliteti të burgos brenda tij dhe s’të lejon ty të jesh e lumtur.

Fakti që ti dhe shumë shoqe si ty e kerkojnë dashurinë ashtu si në filma apo romane ,dhemb. Do të dhembi më shumë kur nuk do të marrësh asgjë në këmbim të një “angazhimi serioz”. Nuk është gabim të endesh pas dashurisë, gabim është të biesh skllave e një dashurie të pamerituar.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej