Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Sa herë shoh ndonjë lypës të shtrirë në rrugë, i përbuzur nga gratë me çanta Louis Vuitton them: Bravo o Zot!

Nga Media 0

Nga Artan Fuga

Sa herë shoh ndonjë lypës të shtrirë në rrugë, pa shtëpi e çati mbi kokë, mbuluar me jorgan, apo ndonjë që lyp i përvuajtur, apo ndokënd të lënë në mëshirë të fatit, ashtu ndofta i përbuzur nga gratë me çanta Louis Vuitton, apo me rroba Givenchy, ose burra me ora Swarovski, apo veshje Armani, them me vete: Bravo o Zot!

Ja ke lujtur fenë që gjithë qeniet njerëzore i ke bërë në thelb të barabarta!

Mblidh para, bëj korrupsion, mashtro, ble vetura të shtrenjta, merr nga pesë a gjashtë apartamente, mbaj pushtete, bëj çfarë të duash!

Je si ai i shtriri në rrugë!

Po aq i hapur ndaj sëmundjeve që nuk i ke në dorë, në fund jeta ka një fund, do të tradhëtojnë një ditë për lekë a pasuri, kurrë nuk gjen rehat, si ai, si ai…Një ditë menopauzat do të vijnë, impotenca do të fitojë mbi ty.

Bravo Zot, që ua thyen turinjtë kur nuk kanë tru?

Kur do ta kuptojnë një ditë, kur? Të bëhen njerëz! Të mos e harxhojnë jetën e tyre kot, të mos dëmtojnë të tjerët, por as veten!

Psikopatë!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej