Ka than' i moçmi: 

“Kur një komb e humb gjuhën, humb dhe veten"

                                                                                       -Sami Frasheri

Sa ja kam sherrin Shqipnisë…

Nga 27-shi 0

Nga Ilir Seci

Jeff asht profesor në nji universitet në New York, profesor të cilin më qilloi me e njoftë në bibliotekën që kam ngat shpisë. Këtu, ku jetoj unë, njerëzit përshëndesin edhe pa të njoftë dhe me Jeff-in ishim përshendetë disa herë pa folë. Nji ditē dolëm jashte bibliotekës përnjiherit, ma mirë me thanë na qitën jashtë, sepse punëtoret e bibliotekës ishin ngusht me shkue në shpi e s’u bahej vonë për dy njerëz që ba më i lanë kishin me jetue në bibliotekë. Nejse, kur dolëm jashtë bamë nji copë të mirë rruge bashkë dhe Jeff me dveti nga isha…

– “Nga Shqipnia, shqiptar jam.” – i thashë.

– Nga Shqipnia, shqiptar je?”- u kthye ai, – “Ah sa ia kam pa sherrin ju burrë i dheut!”

Mbeta…u preva s’dita ç’me i thanë… Me mend sita shumë arsye, pse mund t’ua kish pa sherrin shqiptarëve Jeff-i… Ai si duket i lexoi hamendjet e mia dhe nxitoi me më kallzue:

– “Asnji gja personale. Me shqiptarët në person nuk kam përvoja as të këqija as të mira. E kam me Shqipninë si vend…, sepse ma ka çue dam punën e 10 viteve kërkime. Unë jam profesor i të drejtës juridike dhe pata ba nji studim mbi raportet shtet ligjor dhe popullatë. Ideja ime ishte se nji popullatë e caktueme nuk mundet me mbijetue gjatë pa shtet dhe ligje. Bana gati disertacionin prej 248 faqesh dhe e mbrojta para komisionit. Mbasi e dëgjuen temën teme anëtaret e komisionit folën ndërveti e më thanë: – “Temë interesante zotni Jeff, përpjekje interesante me lidhë mvarësine “Shtet-Popullatë”, por thjesht nuk qëndron”. Kur kambëngula me ma argumentue pse nuk qëndron me thanë: “Kemi rastin e Shqipnisë, ai vend ka 106 vjet pa shtet e kurgja kurrkujt… aty janë shqiptarët, hala s’kanë dalë faret…”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej