Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

Rukola dhe vlerat befasuese për shëndetin

Nga Media 0

Rukola i përket familjes botanike Cruciferae që përfshin brokolin, lakrën, kalen apo lulelakrën, të cilat janë të mbushura me aq shumë vitamina, minerale dhe ushqyes, saqë janë ndër të paktat që mbështesin njëkohësisht të gjitha sistemet e organizmit.

Rukola është një barishte me dhunti të shumta. Në kuzhinë ajo përdoret kryesisht në sallata, por edhe mund të gatuhet krahas perimeve të tjera.

Shqiptarët e kanë kultivuar rukolën pas viteve 90’, ndërkohë që vendet e tjera të Mesdheut e kanë kultivuar këtë barishte prej më shumë kohësh. Rukola rritet lehtë dhe është e pranishme gjatë gjithë vitit.

Vlerat befasuese shëndetësore të rukolës

Më poshtë do të gjeni 10 vlerat kryesore shëndetsore të rukolës

Antioksidantët

Antioksidantët ruajnë ekuilibrat e shëndetshëm të reagimeve të enzimave në qeliza dhe shkatërrojnë radikalet e lira që rrugëtojnë në organizëm dhe sulmojnë të gjitha sistemet duke hapur rrugën për sëmundjet e rrezikshme.

Vitamina A

Rukola përmban vitaminë A e cila është një antioksidant i fuqishëm dhe që promovon shëndetin e mirë të kockave, dhëmbëve, syve dhe lëkurës.

Kocka të forta

Vitamina K që gjendet tek rukola lufton inflamacionin dhe forcon shëndetin e kockave, duke parandaluar në të njëjtën mënyrë edhe shfaqjen dhe zhvillimin e artritit. Një vlerë e shtuar e vitaminës K është edhe ndihma që i jep organizmit për të përthithur kalciumin, duke i dhënë një mbështetje të fortë personave që vuajnë nga osteoartriti.

Sistemi imunitar

Vitamina C mbështet sistemin imunitar dhe shmang rreziqet e shfaqjes së infeksioneve dhe sëmundjeve. Vitamina C është në vetvete një mekanizëm që mbron, sulmon dhe shkatërron të gjitha radikalet e lira që shkaktojnë inflamacione të rrezikshme.

Nivelet e hormoneve

Indole-3-Carbonol (I3C) është një përbërës, që sipas të dhënave shkencore ekuilibron nivelet e hormoneve. Karotenoidët, të cilat organizmi i transformon në vitaminë A, munden të ngadalësojnë zhvillimin e sëmundjeve të syve siç është edhe sëmundja që prek pjesën qendrore të retinës. 6. Funksionet e metabolizmit Prania e vitaminave të kompleksit B ndihmon në forcimin e shëndetit të qelizave dhe proceseve të tjera të organizmit që janë të nevojshme për metabolizmin në përgjithësi.

Përthithja e mineraleve

Nëse e krahasojmë me ushqime të tjera siç janë spinaqi, bajamet, bimët bishtajore apo gjethet e panxharit, rukola përmban një sasi më të vogël të oksalates, një kundërushqyes ose një molekulë që parandalon përthithjen e kalciumit. Kjo e bën rukolën të dobishme për t’u konsumuar, sepse ushqyesit e saj sigurohen që kalciumi – një mineral jetësor për shëndetin – përthithet plotësisht.

Gurët në veshka

Ushqimet e pasura me molekulën e lartpërmendur siç është spinaqi mund të promovojnë formimin e gurëve në veshka. Rukola nga ana tjetër, ul rrezikun e formimit të këtyre gurëve, pikërisht falë sasisë së ulët të molekulës oksalate. 9. Shëndeti gjatë shtatëzanisë  Rukola është një barishte e sigurt për të gjitha femrat shtatzënë. Studimet kanë treguar që acidi folik, një prej vitaminave të kompleksit B, ul rreziqet e formimit të defekteve në lindje për foshnjat e sapolindura.

E pasur me vitaminë B5

Acidi pantotenik (vitamina B5) ka një ndikim të favorshëm kundër niveleve të larta të kolesterolit. Ajo ka potencialin të përmirësojë kolesterolin e mirë dhe të ulë kolesterolin e keq. Kjo ka një ndikim pozitiv në tensionin e gjakut, arteriet dhe sistemin kardiovaskular në përgjithësi. Vlerat e shtuara të rukolës përfshijnë edhe aftësinë për të pastruar organizmin dhe kundërvepruar ndaj efekteve helmuese të toksinave të metaleve të rënda. Rukola ka fuqinë të eliminojë pesticidet dhe herbicidet nga organizmi.

Si ta përfshini më shumë rukolën në dietën tuaj:

• Shtojeni në salca të ndryshme për të përfituar shijen e mprehtë dhe therëse.

• Përdoreni me produkte deti të gatuara në zgarë.

• Prijeni hollë dhe hidheni në pica ose makarona përpara se t’i servirni.

• Përdoreni në sallatë krah barishteve të tjera për një shije të shumëfishtë.

• Përgatisni panine me djathë, rukola dhe domate.

• Prijeni hollë dhe përdoreni në omletë, ose me djathë dhe patate të pjekur në furrë.

• Shtojeni në përzierjet dhe shtrydhjet e frutave dhe perimeve për një lëng me shumë vlera.

• Shtojeni në perimet e kavërdisura, makarona, supa, dhe salca.

/Agroweb/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej