Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët kur i lë treni, kurrë nuk thonë u vonuam, por na iku".
                                                                                        -Faik Konica

Ruhej 24 orë nga roje të armatosura, ngordh rinoceronti i fundit mashkull

Nga Media 0

Deri dje në botë ekzistonte vetëm një rinoceront i bardhë mashkull dhe ai mbahej 24 orë nën vëzhgim. Por pas disa muajsh në gjendje jo të mirë shëndetësore, Sudan, 45 vjeç ka ngordhur.
Deri në korrikun e vitit 2015 në botë kishte dy të tillë, por rinoceronti Nabire ngordhi duke e lënë Sudan të vetmin thesar të kësaj race në botë. Tashmë as ai nuk është më.

Në pamje të parë kafsha bënte jetën që kanë edhe rinocerontët e tjerë, por shkalla e lartë e sigurisë që e përndiqte dëshmonte që ishte i vetmi mashkull i këtij lloji në të gjithë botën, ndoshta e pakuptueshme për kafshët por shumë e qartë për njerëzit.

Kafsha la pas vetëm dy rinocerontë të gjinisë femërore, vajzën dhe mbesën e tij. Fatu dhe Najin, rinocerontët femra mbahen nën vëzhgimin e ekspertëve të cilët po mundohen të gjejnë një mënyrë që të shmanget zhdukja e këtyre kafshëve.

Kërkesa për këto kafshë është shumë e madhe në Azi pasi gjerësisht besohet se brirët e rinocerontit shërbejnë për të shëruar shumë sëmundje. Ekspertët thonë se brirët e rinoceronitit janë më fitimprurëse se droga.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej