Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Rudina “liderja” që po sfidohet nga Kujtim Gjuzi* dhe Koço Kokëdhima

Nga 27-shi 0

Tashmë, është e qartë që ndaj konservatorit Kujtim Gjuzi ka një komplot politiko-mediatik. Mediat e qeverisë po mundohen të krijojnë tek Rudina Hajdari udhëheqësen e “opozitës së re” dhe mekanizmi kryesor i Edi Ramës është bllokimi i mandatit të pellazgut Kujtim Gjuzi.

Rudina Hajdari, së fundmi ka marrë dhe mbështetjen e shtetasit shqiptar me origjinë nga Leçe, Karlo Bolino. Ky i fundit, ashtu si Mero Baze, Astrit Patozi dhe avokat Ngjela qahen që Rudinën nuk po e lënë të bëhet lidere.

I fundit që u përfshi në këtë komplot si sfidant mëngjërash është Koço Kokëdhima që shpalli kandidaturën e tij për Bashkinë e Tiranës.

E gjitha është një skemë e qartë, vetëm e vetëm që Kujtim Gjuzi mos të bëhet deputet i Republikës së Shqipërisë dhe mos të udhëheqë të djathtën, në mënyrë që të rrëzojë Edi Ramën.

Por, Kujtim Gjuzi dhe parti të tjera të djathta si LDE e Arian Galdinit e kanë kuptuar hilenë dhe janë rregjistruar për pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore, në të cilat fitorja e kandidatit të tyre ndaj Erion Velisë ka për të qenë e sigurtë, atëherë ka për t’u parë se cfarë force ka e djathta konservatore në këtë vend.

* Në foton e shkrimit/ Kujtim Gjuzi si frymëzim i filmit “Blues Brothers”

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej