Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

RTSH/ Kaçinari: Na shkarkuan pa paralajmërim

Nga Klodiana 0

Kompozitorët e mëdhenj Shpëtim Saraçi, Edmond Zhulali dhe Alfred Kaçinari janë shkarkuar nga detyra në Radio Televizionin Publik Shqiptar. Pas shkarkimit të tyre Alfred Kaçinari  ka reaguar duke thënë se shkurtimi i vendeve të punës i kapi dhe ata.

Kishim dëgjuar zëra, dhe kërkuam vetë të shkojmë në zyrën e drejtorit. Aty na u komunikua më tej, që shkurtimi i vendeve të punës në RTSH, na kapi edhe ne. Ne përjashtoheshim, për shkak të rikonstrukturimit të TVSH. Nuk kishim marrë asnjë paralajmërim më parë. Ndërsa sot në mëngjes, ajo që na u komunikua me siguri, ishte fakti që nuk do të gjendet asnjë hapësirë tjetër në Radio Televizionin Shqiptar, për ne të tre”, tha Kaçinari.

Kaçinari, Saraçi dhe Zhulali ishin pjesa më e rëndësishme e stafit të Festivalit të Fundvitit, ndërsa ende nuk dihen emrat drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptar, që do zëvendësojnë kompozitorët e nderuar të muzikës shqiptare.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej