Ka than' i moçmi: 

 "Askush nuk është më i skllavëruar se ai që gabimisht mendon se është i lirë."

                                                                                        -Gjergj Fishta

“Rruga e Kombit” e para rrugë në Shqipëri që do të bëhet me pagesë

Nga Media 0

Në buxhetin e shtetit shqiptar që u është paraqitur deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, është prezantuar edhe një platformë e detajuar për punimet në infrastrukturën rrugore të këtij vendi.

Për “Rrugën e Kombit” janë parashikuar vetëm 10 milionë euro, nga 40 milionë euro që janë nevojat për projektin e kësaj rruge.

Ndërkohë që ky segment rrugor është i papërfunduar, “Rruga e Kombit” do të jetë me pagesë duke filluar që nga janari i vitit që vjen.

Kompania koncensionare “Salillari & Kastrati” që kanë marrë me koncension “Rrugën e Kombit”, të vetmin investim për rrugën e papërfunduar, është ai i filluar në fillim të shtatorit dhe që ka të bëjë me vjeljen e taksës nga kjo kompani “Joint Venture”.

Kur rruga do të jetë me pagesë, si rruga e parë në Shqipëri, ekspertët e Policisë së qarkullimit rrugor kanë dhënë alarmin për gjendjen e sigurisë rrugore nga Tuneli i Kalimashit deri në Morin, veçanërisht në segmentin nga Kukësi deri në Morin.

Në këtë segment që ka 7 ura, por që nga përfundimi i “Rrugës së Kombit” në vitin 2009, janë të aksesueshme vetëm me një korsi dhe mosdublimi i tyre ka sjellë mjaft pasoja, duke shënuar një numër të lartë aksidentesh rrugore dhe jetë të humbura.

/Koha Ditore/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej