Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Rruga e Kombit e kalueshme dhe pa zinxhirë

Nga Ejona 0

Aksi rrugor Rrëshen-Kalimash në Rrugën e Kombit tani është i kalueshëm edhe pa zinxhirë

Pas bllokimit të këtij segmenti rrugor prej 3 ditësh  përfaqësuesit e firmës mirëmbajtëse të këtij aksi kanë bërë të mundur të largojnë dëborën me borëpastruese dhe duke hedhur vazhdimisht kripë.

5 automjete të firmës kontraktore lëvizin gjatë gjithë natës për të mbajtur hapur dhe pa probleme rrugën e Kombit.

Drejtuesve të mjeteve u kërkohet që të kenë kujdes  sidomos gjatë natës për të shmangur aksidente të mundshme për shkak se temperaturat zbresin ndjeshëm poshtë zeros dhe mund të krijohen ngrica.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej