Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Rruga e Arbrit, Dervishaj: Ju siguroj që në pranverë të 2017-ës do të nisin punimet

Nga Klodiana 0

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj është shprehur i sigurt se pranverën e 2017-ës do të nisin punimet për Rrugën e Arbrit. Ministri tha se po shqyrtohet PPP për të gjetur një kosto financimi sa më të ulët sa më shpejt të jetë e mundur.

Dervishaj:“Për Rrugën e Arbrit jemi në fazën e gjetjes së mënyres së financimit. Por ju siguroj se në pranverën e 2017 fillojnë punimet. Po shikojmë mundësinë PPP për të pasur kosto sa më të ulëta. Por duke përfshire edhe kompanitë vendase në forma të tilla bashkëpunimi, kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt.

Ka pasur disa vonesa projekti, por e rëndësishme të shikojmë përpara dhe të kapim afatet. Pas kësaj faze duam të vazhdojmë bashkëpunimin me qeverinë japoneze për fazën e dytë. Ky projekt do të sjellë shërbim cilësor ndaj qytetarëve. Ky projekt ka impakt social për banorët e zonës. Duhet të kapim kohën e humbur dhe ta përfundojme sipas afatit, në 2018. Nga ky projekt përfitojne 342 mijë qytetarë.”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej