Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Rroga si futbollist i Gramshit nuk më del të mbaj familjen, punoj edhe bojaxhi

Nga Media 0

Është 27-vjeç dhe është portieri titullar i skuadrës së Gramshit në Kategorinë e Dytë. Por, rroga si futbollist nuk i del Klodian Miçjes për të mbajtur familjen dhe për këtë arsye ka edhe një zanat të cilin e praktikon, që është ai i bojaxhiut dhe e ndihmon për të plotësuar nevojat.

“Kam nisur futboll që i vogël dhe kam luajtur në të gjitha pozicionet derisa përfundova portier. Jam nga Elbasani po te kjo skuadër nuk kam luajtur pasi janë sjellë njëherë keq me mua dhe kam luajtur me disa ekipe të Kategorisë së Parë dhe të dytë dhe tani jam të Gramshi. Për fat të mirë këtu janë të rregullt me pagesat dhe për aq sa kam firmosur në kontratë më paguajnë. Por, nuk bëhet fjalë që me këtë rrogë të përballosh jetesën. Por, unë kam edhe një profesion tjetër që më mban me bukë. Punoj edhe si bojaxhi që të mund të përballoj jetesën. Ka raste që trajneri më thotë të mbaj regjim, por i kujtoj që unë duhet edhe të punoj dhe më kanë toleruar në këtë drejtim. Gjithashtu kur jam duke punuar më duhet të shkoj edhe në stërvitje, por e kam zgjidhur pasi lë babanë në punë dhe shkoj në stërvitje”, ka thënë , Miçja.

/Panorama/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej