Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Rrobaqepësia e parë e komunizmit dhe reklama e saj e veçantë

Nga Media 0

Kjo ishte pjesa më e rëndësishme e qytetit dhe vendi më i përzgjedhuri, para kalasë së qytetit.

Në vitin 1960 një rrobaqepësi ishte gjithçka pasi rroba të gatshme kishte pak, thuajse aspak. Një grup mjeshtrash të prerjes së qepjes së veshjeve kanë dalë në një fotografi duke na dhënë një imazh të asaj kohe, ku parullat e Enverit duken në sfond.

ADE ka publikuar fotografinë e siguruar nga familja Trëndafili në Elbasan ku nga e majta janë: 1. Daut Duhanxhiu 2. Josif Shuteriqi 3. Kostandin Miraku (çirak) 4. Ilia Trendafili 5. Agron Tafa.

Nëse shikon me vëmendje fotografinë vë re se në vitrina nuk ka reklama pa parulla të partisë komuniste në planet e 5-vjeçarit si dhe begatinë e 15 viteve diktaturë.

Kjo rrobaqepësi ndodhej në pazarin e Bezistanit i shembur pak vite më vonë.

/Konica.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej