Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Rritja e pagave për mësuesit/ Rama: Përpjekjet do të shpërblehen

Nga Ejona 0

Në takimin me mësuesit nga i gjithë vendi kryeministri Edi Rama është shprehur në lidhje me rritjen e pagave për mësuesit se përpjekjet e vështira do të shpërblehen. Rama shpjegon se koha prej 3 vitesh i ka gjetur me duar të lidhura për shkak të borxhit që la qeveria paraardhëse.

Kryeministri Rama i ka dhënë meritat ministres së arsimit, Lindita Nikolla për rezultatet e arritura në arsim.

Rama: “Për ju është takimi më i ëmbël, nuk është vetëm për të kërkuar që të gjithë sëbashku të jeni pjesë e një përpjekje të vështirë, por për të treguar se përpjekjet shpërblehen. Pikërisht sot është e nevojshme të kthejmë kokën 3 vjet më parë, të kujtohemi se kur morëm detyrën gjetëm një situatë shumë të vështirë në të gjithë sektorët, u gjetëm me duar të lidhura për shkak të një borxhi të fshehtë 720 mln dollarë, pjesë e të cilit ishte edhe borxhi në sistemin arsimor.

Një zysh si të gjitha gratë dhe vajzat këtu mundi të bënte në krye të ministrisë atë që një karvan i tërë burrash me grada shkencore nuk e bënë dot kurrë në 20 e kusur vite me radhë. Hynë në atë institucion me grada në kraharor dhe siç hynë dolën duke lënë pas rrënimin e sistemit tonë arsimor. Mjafton të shikojmë rezultatet e operacionit në arsim për ta konfirmuar me fakte këtë që thashë, duke filluar nga tekstet, 650 tekste u fshinë nga bankat falë pjesëmarrjes së të gjithë mësuesve që për herë të parë patën të drejtën të japin mendimin e tyre që për vite të tëra me imponim absurd nga lart u detyruan të jepnin mësim, kur vetë mësuesit ishin të vetëdijshëm që nuk ishin për mësim”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej