Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Rritja e çmimit të gazit/ LSI del publikisht kundër, Vasili depoziton amendamentin

Nga Rexhina Biba 0

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dalë publikisht kundra për rritjen e çmimit të gazit për automjetet. Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka depozituar në Kuvend amendamentin ku kërkon heqjen e nenit 4 të projektligjit të paraqitur për akcizat.

“Si propozues i këtij amendamenti gjykoj se kjo është një kosto që e rëndon buxhetin e familjarëve, pasi rritja është tepër e lartë, krahasuar kjo me çmimin aktual të gazit që përdoret për furnizimin e automjeteve të qytetarëve”, shkruan Vasili në argumentin e tij.

Sipas Vasilit, përveçse rëndohet buxheti i familjarëve me rritjen e çmimit me 25%, do të ketë impakt edhe në mjedis. Sipas objektivave të paraqitura nga qeveria, 16% e kontributit total të reduktimit të ndotjes, do të kryhet nga zëvendësimi i karburantit të makinave me gazin natyror.

Vasili vazhdon argumentin duke shtuar se, një akcizë prej 13 lekësh/litër do të dekurajonte përdorimin e gazit natyror dhe do të vështirësonte përmbushjen e këtyre objektivave.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>