Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Rritet çmimi i biletës “Kukës-Tiranë”

Nga Media 0

Nga Flutura Tota

Të gjithë qytetarët që të cilët duan të udhëtojnë nga Kukësi në Tiranë dhe anasjelltas, do të duhet të paguajnë 100 lekë më shumë për biletën e udhëtimit.

Nga 400 lekë që ishte më parë bileta e udhëtimit, me autobusët e linjës së transportit publik, tashmë ata do të paguajnë 500 lekë, pra 100 lekë më tepër.

Lajmin e bëjnë të ditur udhëtarët, të cilët për Ekonomix.al, thonë se rritja e çmimit është bërë pa lajmëruar më parë dhe pa u konsultuar fare nga shoqëria e transportit të udhëtarëve.

“Sot u nisa me autobusin e linjës Kukës-Tiranë dhe sapo fatorinoja erdhi për të marë lekët, më tha se çmimi i biletës është rritur me 100 lekë. E pyeta për aryen, por nuk ma dha. Nuk e di nëse është çështja e taksimit të rrugës së Kombit apo ndonjë shkak tjetër”, thotë një nga udhëtarët që këtë të enjte ka udhëtuar nga Kukësi për në Tiranë dhe që këtë linjë e bën thuajse çdo javë.

Të kontaktuar nga Ekonomix.al, drejtuesit e automjeteve thonë, se shkak për këtë vendim të marë nga ata, është bërë rritja e vazhdueshme e çmimit të naftës.

Njëri prej tyre, thotë se humbja që shkaktohet nga rritja e çmimit të naftës tashmë është bërë e papërballueshme, ndaj dhe zgjidhja është parë tek rritja e çmimit të biletës.

“Po, është e vërtetë që këtë të enjte kemi aplikuar tjetër çmim për biletën e udhëtimit nga Kukësi në Tiranë dhe anasjelltas. Shkak është bërë rritja e çmimit të naftës, çka për ne është kosto e papërballueshme. Ky është edhe shkaku i rritjes së çmimit të biletës”, thotë njëri nga drejtuesit e autobusëve të linjës.

I kontaktuar nga Ekonomix.al, kreu i  Shoqatës së Transportit Kombëtar Interurban, Kujtim Mema thotë, se rritja me 100 lekë është brenda ligjit, pasi sipas akteve të miratuara nga Ministria e Financave, bileta e udhëtimit me autobus nga Kukësi në Tiranë dhe anasjelltas, duhet të jetë 600 lekë, por autobusët e kanë pasur 400 lekë për shkak të konsurencës së paligjshme të automjteteve të tjera, që operojnë në këtë linjë.

 

Rritja me 100 lekë e biletës është brenda ligjit. Madje, linja e Kukësit duhet t’a ketë 600 lekë biletën, por shoqëria e transportit publik në Kukës e kishte caktuar 400 lekë për shkak të konkurencës së paligjshme që bëjnë automjete të tjera, që punojnë në këtë linjë. Madje, mund të them, se në shtator edhe linja të tjera do t’a rrisin çmimin dhe kjo rritje është e parashikuar në ligj”, thotë Mema.

https://ekonomix.al/rritet-cmimi-i-biletes-nga-kukesi-ne-tirane-shoferet-shkak-shtrenjtimi-i-naftes/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej