Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Rritet me 10% konsumi i energjisë, Gjiknuri: Shpërblim punonjësve të OSHEE-së

Nga Klodiana 0

Konsumi i energjisë elektrike është rritur me 10 për qind ditët e fundit, për 24 mijë megaWat/orë energjie në ditë, nga rreth 22.230 megaWat/orë që ishin në ditët e para të janarit. Ndërsa krahasuar me mesataren e dhjetorit, rritja është edhe më e madhe.

Kemi një rritje të ditëve të fundit me rreth 10 për qind të ngarkesës së parashikuar, ose 1.500-1.600 megaWat/orë në ditë, ndërkohë që ka një rritje shumë më të madhe në krahasim me dhjetorin e vitit 2016, që është në nivelet e 3.000 megaWat/orë në ditë”, tha Elton Sevrani, drejtor i Tregut të Energjisë, OSHEE.

Ndërkohë ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, dhe administratori i OSHEE-së, Adrian Çela, ishin në Kukës, ku inspektuan nënstacionin në Rexhepaj. Për Gjiknurin, avaritë janë riparuar në kohë rekord. Për gatishmërinë dhe punën e bërë, rreth 1.800 punonjës të OSHEE-së do të marrin shpërblim nga kompania.

OSHEE garanton furnizimin me energji elektrike pa ndërprerje. Importet janë siguruar për të gjithë periudhën e janarit dhe, në koordinimin me prodhimin vendas, do të lëvrohen edhe sasitë e energjisë nga jashtë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej