Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Rrëzimi i avionit në Ishëm/ Aviacioni Civil: Asnjë defekt teknik

Nga Ejona 0

 

Pas hetimit teknik të kryer nga Aviacioni Civil shqiptar rezultoi se avioni i rrëzuar në Ishëm i i pilotit Italian Guido Guidi nuk ka patur asnjë defekt teknik apo humbje të kontrollit për shkak të turbulencave ajrore.

Një tjetër rezultat i hetuesve teknik  është se avioni është rrëzuar për shkak të përplasjes së rrotës së parë të mjetit fluturues me tokën si pasojë e manovrës së gabuar të pilotit.

Hetuesit thonë se përplasja ka ndodhur teksa avioni kishte nisur ngritjen dhe shkëputjen nga toka dhe në lartësinë 40 cm mbi sipërfaqen e tokës avioni ka pësuar një humbje lartësie duke sjellë për pasojë përplasjen e rrotës së parë në tokë.

Pas këtij hetimi ende mbeten të paqarta shkaqet e rrëzimit të avionit më shtator 15 shtator 2016.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej