Ka than' i moçmi: 

 "Unë dua të rroj gjersa ta shoh të bukurë të dashurën Shqipërinë tonë, të lirë e të madhe dhe pastaj me gëzim le të vijë vdekja"

                                                                                        -Jeronim De Rada

Rrëzimi agonik i fallusit

Nga Klodiana 0

Nga Robert Dragot

Nuk kisha menyre tjeter per te reaguar ne lidhje me rrëzimin agonik të Teatrit Kombëtar.
As për situatën histerike e kaotike të krijuar ku secili këlthet për interesin e veto, nuk gjej fjalë. Rënien e ngadalshme agonike të Teatrit Kombëtar e konceptova si një rrëzim dramatik të fallusit.
Sepse ashtu janë kullat, fallus në ereksion, histerikë.
Ndërtesat me vertikalitet akut konsiderohen shpesh si simbol i maskulinitetit dhe ndërtesat horizontale konsiderohen më femërore. Termat “vertikalitet fallik”, “ereksion mashkullor” dhe “brutaliteti mashkullor” janë të shpjeguara nga teoricienët arkitektonike. Sociologu francez Henri Lefebvre, ka argumentuar se ndërtesat mashkullore arkitektonike simbolizojnë metaforikisht “forcën, pjellorinë mashkullore dhe dhunën mashkullore “. Ereksioni mashkullor “proklamon fallokracinë si orientimi në hapësirë. Ndërsa brutaliteti mashkullor mbetet brutaliteti i pushtetit politik qëllimi i të cilit është për të krijuar një përshtypje autoritare. Vertikaliteti dhe lartësia kanë qenë gjithmonë shprehje hapësinore e një fuqie potencialisht të dhunshme.
Eshte e vështirë të imagjinosh natyrën simbolike të arkitekturës fallike, si kullat e larta psh, që gërvishtin peisazhin me statusin e tyre të dominimit mashkullor, fuqisë, pushtetit dhe autoritetit politik.
Edhe pse në dukje pa asnjë lidhje, por në impulset e mia për të kërkuar nje zgjidhje, ndoshta një skicë ide për teatrin e ri, që do ta ruante atë ekzistuesin, unë isha pak i influencuar nga konceptimi arkitektonik prototipik dekonstruktivist i vendbanimit të Frank Gehry në Santa Monica. E them këtë sepse edhe piknisja e tij ishte një ndërtesë ekzisente që trupëzohej mirë me nëntekste të synuara sociale. U deshën vetëm dryshime përmasash, përcaktimet spaciale dhe pritshmëritë e tjera të një subversioni të këndshëm të një akti ndërtimi në rrëzim e sipër. Kjo ishte vetëm pikënisje për një trill timin si preteks për te krijuar për kënaqësinë time.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej