Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Rrezik i ri për Reformën në Drejtësi, gjyqtarët bëhen bashkë dhe ankimojnë në Kushtetuese ligjin për statusin e tyre

Nga Klodiana 0

Pas Vettingut, një tjetër ligj pjesë e paketës së Reformës në Drejtësi, mbërrin në Gjykatën Kushtetuese. Si asnjëherë më parë, Unioni dhe Shoqata e Gjyqtarëve të Shqipërisë janë bërë bashkë dhe kanë vendosur të ankimojnë në Kushtetuese ligjin për “për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, që hyri në fuqi me datë 22 nëntor 2016.

Përfaqësues të Unionit dhe Shoqatës së Gjyqtarëve, thanë  se ligji në fjalë bie ndesh me Kushtetutën, e për rrjedhojë duhet shfuqizuar.

Në padinë që pritet të dorëzohet gjatë kësaj jave, thuhet ndër të tjera se ligji krijon vakum institucional dhe cenon hapur mundësinë e promovimit në karrierë të gjyqtarëve të shkallës së parë dhe Apelit. Në padi theksohet se, nga zbatimi i këtij ligji mund të krijohen situata kolapsi në mënyrën sesi do të funksionojnë institucionet e drejtësisë.

Për këto arsye dhe të tjera, gjykatësit do të kërkojnë edhe pezullimin e ligjit, me qëllim që ai të mos japë efekte, pasi sipas tyre do të shkaktojë pasoja të pariparueshme në të ardhmen. Hyrja në fuqi e këtij ligji, është shoqëruar me “ngrirjen” e funksioneve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili nuk mund të emërojë, transferojë apo promovojë gjykatësit.

/ballkanweb/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>