Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Rrëshket nga trutë e kokës Mitropoliti i Konicës: Greqia të çlirojë “Vorio Epirin” që të shpëtojmë nga barbarët shqiptarë

Nga 27.al 0

Mitropoliti i Konicës, Konstantinos Andreas i bën thirrje shtetit grek të nisë luftën për të ccliruar “Epirin e Veriut”.

Mitropoliti Andrea duke marrë shkas nga vrasja e 35-vjeçarit grek Kostandinos Kacifas nga policia shqiptare është shprehur se shqiptarët e urrejnë helenizmin.

“Ne të gjithë mendonim se krimi i fundit i shqiptarëve do të ishte ai i vrasjes së katër të rinjve nga Aliko, më 12 dhjetor të 1990. Por, shpejt instikti nxorri në pah terrorizmin e ri shqiptar dhe krimin kundër grekëve në Veri. Kështu në gusht të 2010 u vra Aristoteli Goumas nga Himara, vetëm se fliste greqisht. Dhe tani në 28 tetor 2018 vritet Kostandin (trimi) Kacifas, nga Bularati i Gjirokastrës, sepse ngriti flamurin grek të madh në varrezat e ushtarëve heronj grekë. Tani shqiptarët vazhdimisht pretendojnë njëmijë justifikime për të mbuluar krimet e tyre.

Në mënyrë që të ndalojnë fatkeqësitë në Epirin e Veriut nga shqiptarët e paskrupullt, duke iu drejtuar të gjithë grekëve i bëj thirrje që të kuptojnë, se zgjidhja e vetme për të shpëtuar grekët nga vendi barbar fqinj është vetëm një: B Bashkimi i Epirit të Veriut me Greqinë.”, thuhet në letrën e mitropolitit raporton newsbomb.al.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej