Ka than' i moçmi: 

Kjoft mallku ai bir shqyptari qi ket gjuhë t'perëndisë trashëgim q'ia la i pari trashëgim s'ia len ai f'misë."

- At Gjergj Fishta

Rreshjet e dendura/ Në Kurbin një viktimë. Nisin evakuimet

Nga 27.al 0

Nga Ahmet Zani

Si pasojë e rreshjeve të dendura në Kurbin janë evakuar rreth 20 familje. Mbrëmjen e djeshme është regjistruar një viktimë. Prurjet e mëdha të përrenjve të Laçit e kanë përfshirë 48 vjeçarin, i cili ka humbur jetën. Rreshjet kanë dëmtuar disa biznese, ndërsa katet e para të disa banesave janë përmbytur prej përroit që kalon mes për mes qytetit.

3

Kryetari i bashkisë Kurbinit Artur Bardhi u ka bërë thirrje strukturave drejtuese vendore të Qarkut Lezhë dhe qeverisë, për t’i ardhur në ndihmë Kurbit prej situatës së rëndë të krijuar prej motit të keq.

2

Pasditen e së hënës rreshjet e dendura të shiut kanë sjellë prurje të mëdha duke përmbytur qytetin e Laçit dhe disa fshatra përreth. Është ngritur shabi i emergjencave për të ndjekur situatën e prurjeve nga përrenjtë, të cilët kanë shkaktuasr përmbytje.

Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit, Edmond Panariti ka inspektuar zonat e përmbytura, ndërsa ka premtuar ndërhyrje të menjëhershme me mjete për pastrimin a kanaleve problematike.

4

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>