Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Rrengu i Halloween alarmon policinë

Nga Klodiana 0

Festa e Halloween është një nga më të preferuara në SHBA dhe veç garës për veshjen më të frikshme, një tjetër garë po aq e fortë zhvillohet për dekorimin e shtëpisë.

Një banor në Tennessee ka sajuar krijimin më origjinal e të frikshmë, diçka që i solli edhe policinë në derë.

Personi në fjalë, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, vendosi një dordolec kashte tek dera e garazhit, ku leu shenja duarsh të përgjakura. Skena krijon vërtet përshtypjne sikur dikujt i është prerë koka nga dera e garazhit dhe policia lokale mori me dhjetëra telefonata alarmuese për këtë.

Oficerët shkuan me shpejtësi në vendngjarje vetëm për të zbuluar se bëhej fjalë për një fanatik të Halloween. Policia e kontesë Green përmes rrjeteve sociale u kërkoi banorëve që të mos i telefonin më për këtë rast, pasi bëhej fjalë për një rreng.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej