Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Rregulla të reja dhe pagesë për udhëtimet pa viza në BE

Nga Klodiana 0

Komisioni Evropian ka propozuar një sistem të ri evropian informacioni dhe autorizimi për udhëtimet, i quajtur ETIAS, sistemi synon forcimin e kontrollit dhe të sigurisë për udhëtarët pa viza.

Sistemi synon mbledhjen e informacionit për të gjithë udhëtarët që udhëtojnë pa viza drejt vendeve të BE-së.  Komisioneri për Migracionin dhe Punët e Brendshme Dimitris Avramopoulos tha:

“ETIAS është hallka e munguar në menaxhimin tonë të kufijve, që lidh pikat me politikat tona të migrimit dhe sigurisë dhe forcon hyrjen Schengen për të paktën 95% të udhëtarëve pa viza. Hapja e Evropës nuk vjen me koston e sigurisë së saj”.

Një risi është edhe pagesa prej 5 eurosh.

“Një tarifë aplikimi prej vetëm 5€ do të aplikohet për të gjithë aplikantët mbi 18 vjeç”, njofton zyra e Komisionit Evropian në Tiranë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>