Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Rrëfimi i Pirro Dhimës: Në Shqipëri isha grek, në Greqi nëse s’do isha bërë kampion s’do më pranonin

Nga Media 0

“Mendoj se grekët janë racistë ndaj të dobëtëve dhe të varfërve. Unë, nëse nuk do isha bërë kampion, nuk do më pranonin lehtë. Do më shihnin me gjysmë syri”, kështu është shprehur Pirro Dhima, kampioni me origjinë shqiptare në peshëngritje, i cili zgjodhi të përfaqësonte Greqinë në garat ndërkombëtare, në një rrëfim të gjatë për “lifo.gr”

“Këtu isha shqiptar, në Shqipëri isha grek. Ka pasur disa incidente por kam qenë me fat, të tjerët e kanë pësuar më keq. Dhe e dini çfarë? Çështja nuk janë incidentet, por frika e përhershme. Isha në autobus dhe kisha frikë se mos dikush do humbiste portofolin dhe do më fajësonin mua. Unë mendoj se grekët janë racistë ndaj të dobëtëve dhe të varfërve. Unë, nëse nuk do isha bërë kampion, nuk do më pranonin lehtë. Do më shihnin me gjysmë syri.”

Aktualisht ai tashmë është drejtor teknik në ekipin e peshëngritjes amerikane dhe kur e pyesin pse vendose të largoheshe nga Greqia ai përgjigjet:

“U largova për arsye biznesi dhe familjare. Mora një propozim të çmuar nga Federata e Peshëngritjes amerikane për të qenë drejtor teknik. Kush mund ta refuzonte propozimin?!” tregon ai.

Po çfarë mund t’i thotë një 18 vjeçari që voton për Agimin e Artë?

“Do t’i thoja atij se është një nga gabimet që nuk i falen. Agimi i Artë do të thotë arrogancë dhe refuzim.”

Tregon se nuk ka ndërmend t’i futet politikës.

Aktualisht Pirro Dhima jeton në Çikago së bashku me djalin e vogël dhe vajzën e madhe./Oranews

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej