Ka than' i moçmi: 

 "Unë dua të rroj gjersa ta shoh të bukurë të dashurën Shqipërinë tonë, të lirë e të madhe dhe pastaj me gëzim le të vijë vdekja"

                                                                                        -Jeronim De Rada

Rrëfimi i Atmira Rirës: Si e pikturuam Çamërinë ilegalisht (film)

Nga Klodiana 0

Piktorja ka udhëtuar drejt Çamërisë në Greqi. Ka fotografuar dhe pikturuar peizazhet magjepsëse të Pargës, Volës, Margaritoit me gjiret e brigjet magjike të këtyre trevave. Harresa kurrë s’do të mund t’i mbulojë. Çamëria blu, qiell e det bashkuar, me kalatë dhe portat e rrënuara që klithin shqip nga malli për të zotët e tyre, rikthehet përmes pikturave në Shqipëri. Pikturat nga Çamëria u realizuan në ilegalitet nga në koloni piktorësh shqiptarë që kanë shkuar atje. E tronditur kur është përballur me qëndrimet raciste dhe diskriminuese të autoriteteve greke, Atmira Rira rrëfen për Report TV historinë e udhëtimit.

Që në momentin që më thanë: “Stop. Ju nuk duhet të fotografoni!”, për arsyen se nuk na lejohej se ishim shqiptarë, ideja ime për pikturat filloi dhe nisi të përpunohej gjatë rrugës. Ishte një ngërç shumë i madh, midis asaj lloj bukurie që shikoja, që në fund të fundit janë trojet shqiptare, dhe asaj çka m’u tha që unë mos ta bëja.”

Policia ka dashur të dijë se kush janë këta që kanë qenë në ato vende, është e vërtetë, si ka ndodhur? Reagime ka, vëzhgime nga lart kishte, por ndoshta detyra e tyre kjo është…, por nuk mund të kufizohen kurrë artistët.  Mund të kujtoj një incident të vogël. Në momentin kur shkuam për të blerë diçka të bukur, të vogël, simbolike për të sjellë në Shqipëri, dhe në momentin që na dëgjuan të flasim shqip, çmimi i objektit që ne blemë dyfishohet. Nuk arrijmë dot t’i konceptojmë sot në këto ditë që jetojmë akoma shenjat e racizmit

Arvanitasit që flasin shqip nuk janë vetëm një histori e shkuar. Ne nuk e dinin rrugën ekzakt, kur duhet të shkonin në kalanë ndërtuar në Kalanë nga Ali Pashë Tepelena në Amthoza. Dhe i kemi rënë nga poshtë kalasë. Diku nga lart na dëgjon një banor. Na përshëndet me dorë me idenë se ne do të parkonin aty. Dhe në momentin që dëgjon që ne flasim shqip, ai reagon menjëherë, na përshëndet dhe na tregon rrugën e saktë. Na bëri përshtypje se gjuha që fliste ishte gjuha e vjetër autoktone çame

Nuk arrija më dot, që ato ngjyra që kishte bërë Zoti lart unë t’i hidhja në telajo. Dhe unë u mora më shumë me konceptimin e idesë dhe të asaj që më vrau shpirtin. Peshku që kam në telajo simbolizon lirinë, botën nënujore dhe në shpinën e tij, po të shikohet me kujdes, mban të gjitha shtëpitë autoktone të atyre njerëzve që për një arsye apo në një tjetër janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Jo pa qëllim quhet “Drejt destinacionit”. Historia nuk mund të deformohet. Historia nuk mund të shprishet dhe herët apo vonë njerëzit do të shkojnë tek shtëpitë e tyre.

Hasëm shumë të vjetër, njerëz në moshë, gjyshe gjyshër që na flisnin shqip, në momentin që na dëgjonin. Na afroheshin akoma më shumë dhe në sytë e tyre kishte një lloj malli që nuk kishte fjalë për ta përshkruar

Në ekspozitën që do të qëndrojë e çelur më Muzeun Historik Kombëtar deri më 27 qershor, janë të shënuar përgjithmonë gjurmët e kësaj aventure artistike me ndjenja ankthi, por edhe me ngjyra të ndezura dashurie e malli.

/shqiptarja.com/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej