Ka than' i moçmi: 

Kjoft mallku ai bir shqyptari qi ket gjuhë t'perëndisë trashëgim q'ia la i pari trashëgim s'ia len ai f'misë."

- At Gjergj Fishta

Rrëfehet Doris Pack: Kam humbur vajzën në betejën me narkotikët

Nga Ejona 0

Presidentja e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane Doris Pack ka rrëfyer një ngjarje shumë tronditëse në jetën e saj në takimin me Lidhjen Demokratike të Gruas.

Duke shprehur keqardhje për situatën aktuale në lidhje me kanabisin në Shqipëri, Pack është shprehur se ajo ka humbur vajzën e saj në betejën me narkotikët.

Presidentja e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane u shpreh se ky problem duhet të gjejë me patjetër një zgjidhje ndërsa u bën thirrje politikanëve që të gjejnë mundësi të tjera punësimi për të rinjtë dhe jo t’i shtyjnë ata drejt punës me kanabis.

Doris Pack tha se është vuajtja është legjitime dhe frika e prindërve për fëmijët e tyre e justifikuar, duke marrë parasysh realitetin në të cilin sot jetojmë.

“Sot kam ardhur këtu sepse po flasim për situatën e grave në Shqipëri dhe Europë dhe ndiej keqardhje për situatën aktuale në Shqipëri. Nëse kanabisi është tema më e diskutuar në këtë vend kjo nuk është gjë e mirë. Unë e di për çfarë bëhet fjalë, pasi kam humbur vajzën time në betejën me narkotikët. Ndaj ju lutem mundohuni ti mbushni mendjen politikanëve të gjejnë mundësi të tjera punësimi për të rinjtë dhe jo ti shtyjnë drejt punës me kanabis”­ u shpreh Pack.

Në lidhje me pjesëmarrjen e grave në politikë, Pack u shpreh që “… duhet të përfshihen më shumë në politikë pasi shumë gjëra i kuptojnë më mirë se burrat dhe shkalla e papunësisë 40­50% është tepër e lartë”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>