Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Royal Wedding, princi Charles do të shoqërojë Meghan Markle në Altar

Nga Klodiana 0

Orët e fundit të përgatitjeve, provat gjeneralë dhe më në fund Meghan Markle mund ti thotë “Po” princit Harry të Anglisë, në atë që quhet si martesa e shekullit. Do të jetë princi Charles që do të shoqërojë Meghan në altar, në kishën e St George në kështjellën e Windsor. Në dasmë do të marrë pjesë edhe princi Filippo, 96 vjeç, bashkëshort i Mbretëreshës Elisabetta.

Kensington Palace specifikon se ishte çifti që i kërkoi Charles për të shoqëruar aktoren në altar dhe se Princi i Uellsit pranoi “i lumtur”. Charles kështu mori përsipër të shoqërojë Meghan në vend të babait të saj, Thomas Markle, i cili hoqi dorë për shkak të problemeve shëndetësore.

Nëna e Meghan, Doria, u njoh me princin Charles dhe Camilla, si dhe Uilliam, Kate dhe tre fëmijët e tyre. Ajo kaloi një pasdite shumë të “gëzuar” me familjen mbretërore, sipas burimeve mbretërore.

Sidoqoftë, takimi më i pritur është ai me Mbretëreshën Elisabetta. Të dyja do të pinë një çaj së bashku në Kështjellën Windsor dhe me to do të jenë edhe Harry dhe Meghan.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej