Roterdami i dashurisë

Një guidë nga gazetarja shqiptare Teuta Metra, në qytetin e bukur hollandez
rotterdam-pictures-4

View Gallery
25 Photos
 Si rezidente prej gjashtë vitesh në qytetin holandez, por edhe si autore Teuta Metra bën një guidë rreth Roterdamit për ata që duan ta njohin më mirë përpara se ta vizitojnë për turizëm…ose për të gjetur dashurinë, si ajo.

Para gjashtë vitesh gazetarja bëri një zgjedhje. Ta linte përgjithmonë vendin e saj për vendin ku gjendej dashuria…

Kështu u largua Teuta Metri drejt Roterdamit,  ku jeton dhe punon prej ditës që mbërriti atje. Bashkëshorti kish bërë të gjitha përpjekjet e nevojshme që vendi pritës të mos i ishte i huaj, por të mbante pak aromë shtëpie.

“Megjithëse gjeta pothuajse gjithçka gati nga bashkëshorti im, sërish nuk ishte e lehtë, çdo gjë ishte ndryshe. Shpeshherë më bezdiste qetësia e madhe , por tani jam mësuar dhe çdo gjë më duket normale. Gjuha ishte problem më vete, më dukej sikur do të mbytesha po të nxirrja një fjalë dhe deri vonë komunikoja në anglisht –fat  i madh që pothuajse të gjithë flasin anglisht –por më vonë ia mora dorën dhe tani ndjehem mirë” –kështu  i kujton  fillimet në vendin bujtës Teuta.

Vërtet e la gazetarinë, por atje pati mundësinë të lulëzonte një tjetër pasion të hershëm; të shkruarit .   “Besoj, të shkruarit ka qenë me mua, që kur kam mësuar shkrim. Ajo që mund të them me plot gojën është se të shkruarit nuk është më pasion, por një punë serioze imja. Kjo është e ardhmja që unë dua”.

Thotë se shkruan vetëm në gjuhën shqipe, por libri i saj “The Sin”, i cili mund të blihet përmes platformës online Amazon , është përkthyer në gjuhën angleze.

“Amazon të jep shumë lehtësira dhe shmang rrugët burokratike apo mbylljet e dyerve që hasen në këtë proces, ndaj dhe unë e kam zgjedhur atë” –rrëfen  autorja.

‘The Sin’, sqaron më tej ajo,  mund të merret në formë elektronike, por edhe i printuar, për ata që duan ta kenë në bibliotekën e tyre.

“Mund të them që java e shkuar ishte e bukur, pasi u kontaktova nga një shtëpi botuese holandeze, e nëse do të dua ta botoj në këtë gjuhë, ata më ofruan të bashkëpunoj me ta. Besoj se do ta marr në konsideratë këtë ofertë” –zbulon  më tej, ndërsa rreth botimit në gjuhën shqipe ajo thotë se ka pasur plot kërkesa nga miq, por ende asnjë kontakt me botuesit shqiptarë.  Si rezidente prej gjashtë vitesh në qytetin holandez, por edhe si autore Teuta Metra bën një guidë rreth Roterdamit për ata që duan ta njohin më mirë përpara se ta vizitojnë për turizëm…ose për të gjetur dashurinë, si ajo.

Vendet për të mos u humbur

Holanda ka shumë vende për të mos u humbur, përveç Amsterdamit, që të gjithë duam ta shohim, të parin. Për ata që pëlqejnë pikturën, kanë një rast për të parë muzeun e Van Gogh-ut. Mundësia më e mirë për të parë qytetet holandeze, sidomos Amsterdamin, Rotterdamin dhe Hagën, nuk është makina, por varka. Një xhiro me varkë rreth Amsterdamit është e pazëvendësueshme. Mos humbisni në pranverë Keukenhof – parku më i madh i luleve në Europë – apo fshatin e veçantë në llojin e tij, Giethoorn, i cilësuar edhe nga guidat turistike si Venecia e Veriut.

Koha më e mirë për ta vizituar

Varet, mua më pëlqen shumë pranvera dhe vera; janë të mrekullueshme. Por nëse dashuroni shiun, mund ta vizitoni Holandën në çdo ditë të vitit.

Ku të kthesh një gotë

Gjithandej! Të shijon një gotë verë edhe buzë rrugës pranë kanaleve të famshme të Amsterdamit, është një pamje e rrallë. Kur është diell dhe pak ngrohtë, të rinjtë ulen nëpër këto bordura dhe kalojnë disa momente në harmoni me njëri-tjetrin. Është si nëpër filma, i gëzohen momentit. Por mund të shkosh dhe nëpër rrugicat e ngushta të Hagës, në qendrën e Utrecht-it apo portin e vjetër të Roterdamit (oude haven) ngjitur me shtëpitë kubike, dhe do të marrësh të njëjtën kënaqësi. Ajo që më pëlqen më shumë nga Holanda është se jeta bëhet njëlloj, si në kryeqytet ashtu edhe në të gjitha qytet e tjetra, kudo gjen diçka interesante për të bërë. Madje, ndryshe nga Amsterdami, një kryeqytet i zhurmshëm, ku nata dhe dita nuk njohin ndarje, në pjesët e tjera është më qetësi. Ndoshta jo më kot mbretëresha dikur dhe mbreti i tanishëm kanë zgjedhur për të jetuar  në Wassenaar, pranë Hagës. Këtu vlen shprehja e famshme: “Pranë detit, pranë mbretit!”

Ku ta shijosh kulinarinë vendase

Nëse ka një gjë për të cilën Holanda nuk është se shquhet, është kulinaria. Por e bukura është se këtu mund të gjesh të gjitha llojet e kuzhinave; duke nisur që nga ajo aziatike, mesdhetare, etj..

Ku të bësh shopping

Bijenkorf, është qendra më e madhe tregtare, – e çuditshme ekziston që prej kohës së Ana Frank, – por është edhe një ndër qendrat më të shtrenjta.

Të njihesh me vendasit

Nëse takon dikë që është i drejtpërdrejtë edhe për gjërat për të cilat ne kemi ‘turp’ të flasim, atëherë ke njohur një holandez.

Ku të shpengohesh netëve

Duke qenë se jam nënë me dy fëmijë të vegjël, plus angazhimeve të tjera profesionale e kisha harruar këtë fjalën; të shpengohesh.

Këshilla ekstra

Nuk kam këshillë, por një kërkesë: Na sillni pak diell, kur të vini nga Shqipëria.

Lexo edhe

Të Lidhura

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *