Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Ronaldo rrezikon dënimin, sepse festoi si Simeone? Ja si përgjigjet UEFA

Nga Media 0

Ndoshta do të ketë qenë eliminimi i pësuar nga Atletiko e Madridit, apo edhe fakti që Cristiano Ronaldo nuk simpatizohet më, edhe pas largimit nga Reali, duke qenë se ai që u duk një lajm drithërues nga ana e medias spanjolle, ka qenë vetëm një aludim i shëmtuar.

Mëngjesin e djeshëm, sportivet e ndryshme si “AS”, “Marca” dhe “Mundo Deportivo” kanë lëshuar alarmin se CR7 ishte nën hetim nga ana e UEFA-s për festimin e tij, pas tripletës, në të cilin imitonte, edhe pse në mënyrë më të kamufluar, gjestin e Diego Simeones. Por, frika që ndollën të përditshmet madrilene u hodhën poshtë nga vetë UEFA, e cila ka qetësuar Juventusin dhe vetë Ronaldon. Burime pranë qeverisë së futbollit europian nënvizuan se nuk ka asnjë dosje apo hetim të hapur.

/panorama.com.al/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej