Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Ronaldo i jep një tjetër fitore Realit

Nga Klodiana 0

Reali i Madridit ka fituar ngushtë 2-1 kundër Gijonit në “Santiago Bernabeu”. Edhe pse në letër dukej një sfidë e lehtë, miqtë i kanë hapur mjaft punë skuadrës së Zinedine Zidan.

Takimi nis me marshin e pestë për madrilenët të cilët gjejnë shpejt golin e avantazhit. Ronaldo në minutën e 5-të do të zhbllokonte shifrat me anë të një 11-metërshi që u finalizua pastër nga portugezi. Ende pa u sistemuar në fushë, Gijon do të pësonte golin e dytë. Sërish Ronaldo, por kësaj here pas një krosi finalizon me kokë.

Duket se goli i dytë zgjoi Gijon, i cili në të 35-ën do të ngushtonte rezultatin duke e çuar atë në 2-1. Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat, ndërsa në të dytën Gijon do të humbiste një 11-metërsh. Nën drithërima sfida mbyllet në favor të madrilenëve.

Me këtë fitore Reali Reali renditet në vendin e parë me 33 pikë duke lënë pas Barcelonën që ka grumbulluar 26-të, por me një ndeshje më pak.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>