Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Romeo dhe Zhuljeta të transformuar në realitetin injorant shqiptar, ku stresi ka mbërritur në palcë

Nga Media 0

Nga Rexhep Rada

Sikur të mos reagonim në Facebook, por të reagonim cdo ditë kur dalim në rrugë e shohim dendur femra që kërcënohen, tërhiqen e marrin dhe ndonjë goditje fizike nga partneri apo i dashuri.

Nuk bëjmë asnjë reagim të vërtetë, madje i fusim dhe ca justifikime për ato skena që na kalojnë para syve. Reagojmë në Facebook pas disa vdekjesh skandaloze injorante, që mediet i vendosin epitete zbukuruese të tipit “krime pasioni” dhe gjjthçka mbaron aty…

Populli ynë e do dhunën dhe forcën në çdo fushë të jetës. Kjo shoqëri i respekton meshkujt që i tregojnë vendin femrave, madje vetë këto femra kanë dobësi dhe pëlqejnë meshkujt e fortë. Shqiptarët duan drejtuesit e fortë që japin penalizime duke u ndjerë të lumtur nga nënshtrimi i tjetrit.

Shoqëria jonë madje adhuron dhe politikanët e fortë dhe agresive që shprehen në mënyrë tallëse. Ata i etiketojnë si pushtetarë me karakter që kanë batuta të bukura. Populli ynë ende mundohet të justifikojë ashpërsinë me çfarëdo lloj argumenti idiot që vetëm injoranca masive mund të prodhojë.

Kemi arritur nje nivel stresi mjaft të lartë dhe përzier me injorancën, po kthehet në një tritol i vërtetë shkatërrues. Kemi nevojë për reagim ndaj dhunës, për optimizëm dhe për një shtet me politikë më humane…

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej