Ka than' i moçmi: 

“Nuk ka këshillë më të keqe nga ajo që e shtyn njeriun të mohojë kombin e vet”
                                             -Naum Veqilharxhi

Robert Walsh në 1828: Shqiptarët, racë e bukur, e gjallë, e hareshme, e guximshme dhe aventuriere

Nga Media 0

Nga Aurenc Bebja

Në dokumentin me titull “Voyage de Constantinople en Angleterre, par les Balkans, le Danube, la Hongrie et l’Allemagne – Narrative Of A Journey From Constantinople To England (1828)”, të klerikut, historianit, shkrimtarit dhe mjekut irlandez, Robert Walsh (1772-1852), gjejmë një përshkrim të veçantë për shqiptarët, më saktësisht në faqen n°4, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

“Shqiptarët janë ndoshta raca më e bukur e Turqisë; ata u ngjajnë më shumë grekëve sesa sllavëve. Nëse shqiptari ka cilësitë e zviceranëve dhe tirolezëve (banorë të Tirolit); nëse ai është si ata një këmbësor i patrembur, i cili ngjit, me pushkën mbi supe, malet si dhitë, ai ka më shumë se ata gjallërinë dhe harenë jugore të kombinuar me një mprehtësi të jashtëzakonshme e të menjëhershme. Ashtu si grekët, shqiptarët, në mënyrë perfekte, janë popull i lumtur. Krenaria kombëtare shfaqet në fjalët më të vogla të ‘Schkipetareve’, në gjestet e tyre, në qasjen e tyre të lehtë apo edhe teatrale. Guximi është për ta diçka e natyrshme ; dhe të civilizuar, në vend se të jenë zviceranët e Lindjes, ata ngjajnë me francezët, domethënë, me ata popuj të cilëve pushtimet u buzëqeshin më së shumti. Jeta aventuriere është një nga elementët e tyre.”

https://www.darsiani.com/la-gazette/robert-walsh-1828-shqiptaret-jane-race-e-bukur-e-guximshme-krenare-dhe-aventuriere/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej