Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Robert Aliaj provokon, mediat raportojnë një “përdhunim tronditës” (film)

Nga 27-shi 0

I pyetur në “Provokacija” nga Mustafa Nano se çfarë pëlqejnë femrat tek ai, Aliaj u përgjigj: “Pëlqejnë faktin që s’kanë kuptuar se ça jam.”

Dhe për ta çuar në ekstrem këtë tezë, artisti ka vënë lojë lëvizjen feministe #Metoo, teksa “rrëfeu” se për herë të parë për mediat herën e parë, kur ka bërë dashuri e ka shijuar që është “përdhunuar” nga një grua.

“Tek Zogu i Zi isha i ftuar në një dasëm me familjen. Një zonjë aty më tërhoqi vëmendjen dhe më çoi tek shkolla e partisë që ishte përballë. Në një moment aty u gjeta në bar, e mbaj mend sipër meje ajo ishte e eksituar. Nuk kam pasur trauma, por kjo nuk përjashton që është përdhunim.”

Mediat, e kanë kuptuar si gjithmonë gabim dhe kanë raportuar për një dramë të tij, krejt të paqenë.

“Kur e kam parë veten në TV më është dukur e tmerrshme, si e shohin njerëzit këtë gjë.”
Ajliaj tregoi gjithashtu dhe për prodhimtarinë artistike të tij, siç ishte dhe realizimi i një katalogu të quajtur “Tirana Horizontale”, vepër arti kontemporane, ku ai evokuoi shumë vende historike të jetës së tij. Aliaj tregoi se sipas tij lufta është shumë e bukur pasi je në përpjekje për të mbijetuar dhe se e gjithë kjo është në vetëvete një poezi.

“Të jesh para togës së pushkatimit është eksitim i paparë.”

Në lidhje me femrën në ekran ai u shpreh se kjo gjë është shumë bezdisëse, sepse keqkuptohen rolet, pasi nuk është ky ai fillestari. Gratë e bukura të Tiranës, sipas tij, janë të gjitha të panjohura, sepse ai është kundër botoksit dhe silikonit.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej