Ka than' i moçmi: 

"Nuk mendohemi se po mbytet kombi, por shikojmë se mos i lagen çorapet"

                                                                                       -Fan Noli

Robert Aliaj: “E dehur jam” tingëllon si këngë greke

Nga Klodiana 0

Një emision i cili bën bashkë emra të njohur të artit e kulturës në Shqipëri, “Dance with me Albania”, mbrëmë ka realizuar gjysmëfinalen e këtij sezoni.

Në një moment është vallëzuar me këngën “E dehur jam” nga Nexhmije Pagarusha. Komenti i njërit prej anëtarëve të jurisë, Robert Aliaj, ka ngjallur debat.

Pasi me këngën kanë vallëzuar Xhensila dhe Trimi, dy pjesëmarrës në këtë emision, Aliaj ka komentuar.

“Kënduam greqisht, por kërcyem shqip”, ka qenë njëri prej komenteve të Aliajt, anëtar jurie në këtë emision. Aliaj, një fytyrë e njohur në Shqipëri, menjëherë e bëri këngën e njohur të Pagarushës një këngë greke, dhe njerëzit kanë komentuar në rrjete sociale rreth këtij deklarimi.

Në po të njëjtën natë, anëtarja tjetër e jurisë, Valbona Selimllari, ka treguar se të gjithë shqiptarët duhet të jenë krenarë me një zë si ai i Nexhmije Pagarushës, Bilbili i padiskutueshëm i muzikës shqipe.

http://www.kultplus.com/muzika/robert-aliaj-e-dehur-jam-tingellon-sikur-kenge-greke/

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej