Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Rita Petro flet për poezinë e incestit: Kam guxuar të them atë që ndiej…

Nga Media 1

Rita Petro, poetja e cila u vlerësua  me botimin “Vrima” si libri me poezi më i mirë për vitin 2014, ka “trazuar” sërish “ujërat” e rrjeteve sociale me poezinë e rradhës “Mallkimi i Parë”.

Poezia është komentuar masivisht në rrjetet sociale ndërsa i pari që e tha hapur nga personazhet publikë, atë që mendont për këtë poezi ishte moderatori Denis Dyrnjaja. Dyrnjaja e cilësoi “të neveritshme” poezinë që sipas tij predikon inçestin mes motrës dhe vëllait.

Sakaq, vetë autorja Rita Petro ka folur për newsbomb.al duke pohuar se njerëzit kanë lexuar vetëm pjesën e dukshme të poezisë.

“ Kjo është një poezi që Denisi dhe shumë të tjerë i kanë lexuar vetëm pjesën e dukshme. Kur të lexojnë nëntekstin, se poezia ka nëntekst, mbase do jetë vonë po më mirë vonë se kurrë”.

E pyetur se cili është nënteksti i kësaj poezie, Rita tha se e ka shumë të vështirë të interperpretojë ato që ndjen duke shtuar se pyetje të tilla, që i bëhen shpesh në fakt, e kthejnë pas në kohë, në shkollën fillore kur nxënësit pyeteshin nga mësuesit e tyre për mesazhin e një poezie.

“Nuk ka asnjë lidhje me dukurinë e incestit, lidhja e një vajze me një baba është shumë biologjike, është shumë instiktive, ka lidhje me psikoanalizën, me instiktin e njeriut, me edukimin seksual. Njihet lidhja e nënës me djalin apo babain e vajzën. Ashtu e kam ndjerë dhe kam guxuar ta them atë që ndjej”, thotë Rita Petro ndërsa shton se njerëzit po merren vetëm me fjalën “inçest” në këtë poezi sikurse u morën në librin e parë me “Vrimën”.

“Siç  u morën me vrimën, u morën dhe me incestin po nuk ka ndodhur një fakt, është një poezi. Nngatërrimi i  të përditshmes me poezinë është shqetësues. Njerëzit kanë nevojë të edukohen me leximin e poezisë ndryshe”, shton më tej autorja për newsbomb.al ndërsa sjell si shembuj edhe tekstet e bandave të rrokut, që siç u shpreh ajo, qysh herët kanë bërë revolucion.

POEZIA – “Mallkimi i parë”

Zoti im, ATI im

Cili është ai mashkull

Aq i bukur

Që po vjen te unë

Sytë shigjeta-tinëzare

Drejt në zemër

M’i ka ngulur?

Kur më prek

Me duart aq të buta

Lëkurën ma puçrron…

Pse kur më puth në qafë

Drithëroj e tëra

Njomem atje poshtë?

Buzët më hapen

E kërkojnë buzët e tij

Gjuha e tij e lëngësht

Gjuhën time do?

E kur kaq butësisht

Më përqafon

Ndiej në bark

Të ngjeshur

Mikun e tij të fortë!

Qepe gojën, boll

Mjaft me këto dokrra

Ai është vëllai yt

E kjo që mendon

Është blasfemi!

Në ferr do të digjesh

Nëse shkon me të

Kurrë më për gratë

S’do kem mëshirë

E në jetë të jetëve

Do të vuajnë

Mallkimin tim!

Në djall vafsh ti, o Atë

Bashkë me vullnetin tënd!

Vëllai im

Unë dua të kryej incest me ty!

Komente (1)

  1. Pikerisht, ke thene ate qe ke ndjere….Te fala vellait, Rita!

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej