Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Rita Ora publikon këngën e re “Anywhere”

Nga Klodiana 0

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora po vazhdon me suksesin në muzikë. Rita ka paralajmëruar hitin e ri nga ajo, duke e bërë publike edhe datën e lansimit.

Kënga me titull “Anywhere” do të lansohet më 20 tetor dhe do të jetë e shoqëruar me videoklip që pritet të jetë më ndryshe prej projekteve të mëparshme të këngëtares, e cila deri tani numëron një sërë këngësh.

Pjesë nga klipi i Ritës i kemi parë përmes imazheve në të cilat erdhi me tetë palë veshje të ndryshme, nga veshjet sportive tek ato elegante, madje do të shfaqet edhe me veshje nusesh, xhirimet e klipit, Rita i ka bërë në Times Square në Nju Jork.

Projekti i fundit nga Rita është “Lonely Together”, këngë të cilën e solli në bashkëpunim me Avicin, duke shënuar sukses të jashtëzakonshëm me të.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej