Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Ristani: Rama fyeu administratën, modeli i tij janë trafikantët

Nga Skenderi 0

Deputeti i PD, Arben Ristani, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar marreveshja per projektin “Linja unazore, 110 kilovolt ne Shqiperine Jugore”./r/n/r/nLawmaker, Arben Ristani, speaks during a parliamentary session.

Sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani akuzoi  kryeministrin Rama se, një ditë më parë, me “zhargonin e tij ordiner fyeu punonjësit e administratës duke i quajtur të paaftë”.

Më tej Ristani shprehet se “Edi Rama ofendoi një pjesë të mirë të atyre punonjësve që megjithëse u mashtruan, tradhëtuan dhe u braktisën për 3 vjet nga Rama, vazhduan pa e ndalur punën e tyre”.

Sekretari i përgjithshëm i PD shprehet se “në mendësinë e kryeministrit për shtetin punonjësi i administratës s’duhet të jetë specialist i zoti e me përvojë dhe as njeri që punon shumë”.

Nëse nuk ke trafikuar femra, nuk je marrë me prostitucion, me trafik droge, nuk je dënuar për korrupsion, falsifikim dokumentesh, kërcënime, rrëmbim fëmijesh, atëherë ti nuk je i aftë për të punuar në administratë. Vetëm ata që kanë një CV kaq të pasur e meritojnë të jenë në administratë, në polici dhe në Parlament, sipas Edi Ramës”, ka thënë Ristani.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>