Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Rikthimi te Barcelona? Presidenti Bartomeu injoron brazilianin: Nuk preferojmë të tillë lojtarë

Nga Klodiana 0

Çdokush që ëndërronte se Neymar do të rikthehej te Barcelona duhet të zgjohet. Kjo pasi presidenti katalanasve, Josep Maria Bartomeu, nuk e sheh brazilianin si të përshtatshëm për klubin që drejton. Numri 1 i blaugranëve nuk ka dyshime mbi aftësitë e brazilianit, por ende nuk e kapërdin dot mënyrën sesi ai u largua në verën e vitit 2017.

Në atë kohë Neymar ishte i bindur se nuk mund të bëhej më i miri duke qëndruar në të njëjtin ekip me Messin, ndaj nuk u mendua gjatë për ofertën e Paris SG. 26-vjeçari i ndikuar nga babai agjent prishi kontratën në mënyrë të njëanshme, me klubin francez që derdhi në arkat e Barcelonës 222 mln euro.

Kur ka kaluar diçka më shumë se një vit nga kjo periudhë, raportimet se Neymar kërkon të rikthehet te Barcelona nuk janë të pakta. Vetë “ylli” brazilian pak ditë më parë, i pyetur nga mediat për një rikthim të mundshëm është shprehur: “Përse jo?!” Gjithsesi kjo nuk ka gjasa të ndodhë. Në një intervistë për “Radio Katalunja”, presidenti i Barcelonës Bartomeu, është shprehur se klubi nuik e ka në plan të lëvizë për Neymar.

Ai na la dhe nuk e kam në plan për ta kthyer mbrapsht. Nuk do të nënshkruajmë me asnjë futbollist në janar, vetëm në rast se trajneri na e kërkon. Mund t’i referohemi Barcelonës B, ku ka elementë që mund të integrohen edhe në skuadrën e parë. Nuk preferojmë lojtarë që paguajnë klauzolën dhe largohen. Ne jemi për ata futbollistë që e duan këtë skuadër,”-është shprehur Bartomeu.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej