Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Rikthimi i vizave/ Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Kthimi më i madh prapa për shqiptarët që nga komunizmi

Nga Ejona 0

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar në lidhje me vendimin pro rikthimit të vizave për shqiptarët të shumicës së parlamentit hollandez.

Këshilli shpreh shqetësimin për këtë vendim duke e cilësuar një kthim prapa për një nga arritjet më madhore të shqiptarëve.

Ata gjithashtu shprehen se për këtë fakt, duhet të alarmohen të gjithë strukturat zyrtare shqiptare, për të adresuar sa më parë dëmin e madh të krijuar.

Reagimi i plotë:

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë u njoh me vendimin e Dhomës së Ulët të Parlamentit holandez të datës 16 prill 2019, ku 108 deputetë të pesë partive kryesore politike të vendit nga 150 gjithsej, votuan në favor të propozimit për fillimin e procedurave për rikthimin e rregjimit të vizave për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë në Hapësirën Schengen.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bashkohet shqetësimit të shprehur nga i gjithë opinioni publik për këtë zhvillim negativ – një kthim prapa për një nga arritjet më madhore të shqiptarëve që pas rënies së diktaturës komuniste, atë të lëvizjes së lirë e pa viza në hapësirën Schengen.

Ky vendim dëmton rëndë interesat e shtetasve shqiptarë dhe imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në Europë dhe në botë. Ai mund të shërbejë si një argument shtesë për të gjitha ato forca politike evropiane që, për arsye e motive të ndryshme, kundërshtojnë çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kjo ngjarje duhet të alarmojë të gjithë strukturat zyrtare shqiptare, për të adresuar sa më parë dëmin e madh të krijuar.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vëren me shqetësim të madh mungesën e një analize të thelluar të këtij vendimi të Parlamentit holandez nga strukturat përgjegjëse shqiptare. Interpretimi i këtij vendimi si një çështje hipotetike dhe që nuk do të ndodhë, është sa sipërfaqësor aq edhe jo profesional. Një vendim i tillë, me pasoja të rënda për imazhin dhe lëvizjen e lirë të shqiptarëve, duhet shoqëruar me një analizë serioze dhe me përgjegjësi të lartë institucionale, duke përcaktuar dhe masat konkrete për adresimin, frenimin dhe minimizimin e të gjithë problematikave që kanë ndikuar në marrjen e këtij vendimi.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme që, në funksion të prioriteteve politikës së jashtme dhe mbrojtjes së interesave të shqiptarëve kudo që ndodhen, të ndërmarrë menjëherë demarshet e nevojshme me Holandën dhe agjencitë e saj ligjzbatuese, si dhe me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian, në mënyrë që ky vendim të mos ketë efekt të mëtejshëm dhe të mos shoqërohet me vendime të tjera të ngjashme.

CAA shpreh gjithashtu besimin se Komisioni Evropian, si instanca përfundimtare vendimarrëse do të refuzojë këtë propozim dhe do t’i përmbahet konkluzioneve të Raportit të tij të muajit dhjetor 2018, ku pohon se Shqipëria i përmbush kriteret për vazhdimin e rregjimit pa viza për qytetarët shqiptarë në Hapësirën Schengen. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë nënvizon se marrja e sinjalit pozitiv në muajin qershor për çeljen e negociatave të antarësimit në BE është dhe mbetet përparësia madhore, në interes të vendit dhe të vetë BE-së.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej