Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Rikthehet Schumacher në Formula 1, djali i legjendës në pistë

Nga Media 0

Formula 1 do të ketë një tjetër Schumacher në pistë.  Bëhet fjalë për Mick Schumacher, djalin e legjendës 7 herë kampion bote, Michael, që me sa duket është vënë në shënjestrën e Toro Rossos.

Piloti 19-vjeçar po bën paraqitje fantastike këtë sezon në kampionatin F3 të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) dhe këtë e vërtetojnë fitoret e dy garave, më e fundit në Çmimin e Madh të Nurburgringut fundjavën e kaluar.

Në 10 ndalesat e fundit në këtë kampionat, ai ka arritur të fitojë 6 prej tyre dhe në të njëjtën kohë ka qenë konstant në paraqitjet e tij, pasi në vetëm 3 raste nga 24 raunde nuk e ka përfunduar garën.

Kjo ka bërë që Helmut Marko të kontaktojë me Mick Schumacher dhe përfaqësuesit e tij, për të parë nëse ekzistojnë mundësitë që ai të jetë pjesë e Formulës 1 në vitin 2019.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej