Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Rikthehet gripi i shpendëve, rrezikohet edhe Shqipëria

Nga Skenderi 0

Ministria e Bujqësisë njofton se është rikthyer sërisht gripi i shpendëve në Europë dhe se Shqipëria është e rrezikuar nga ky virus, për shkak të shtegëtimit të shpendëve të egër drejt lagunave.

Për këtë arsye, Ministria e Bujqësisë njofton se ka urdhëruar ndalimin e importit të shpendëve të gjalla nga vendet e prekura dhe u ka bërë thirrje fermerëve që të lajmërojnë Shërbimin Veterinar në rast konstatimi të shpendëve të ngordhura.

Raportohet se  autoritetet në Austri, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Hungari, Poloni, Rusi, Zvicër dhe Holandë kanë raportuar ngordhje të zogjve të egër, për shkak te virusit H5N8 të influencës aviare.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>