Ka than' i moçmi: 

 "Unë dua të rroj gjersa ta shoh të bukurë të dashurën Shqipërinë tonë, të lirë e të madhe dhe pastaj me gëzim le të vijë vdekja"

                                                                                        -Jeronim De Rada

Riformatohet kabineti qeveritar në Maqedoni, Zaev: Po lëmë pas krizën politike

Nga Klodiana 0

Katër vende ministrash dhe po aq zëvendës-ministra ndryshojnë në kabinetin e tij. Koalicioni qeveritar zgjerohet me njërin krah të Lëvizjes “Besa”, me Partinë Demokratike Shqiptare dhe Lidhjen e Romëve.

Asaf Ademi i Lëvizjes Besa, krahu i Shkupit, siç njihet në opinionin publik, do ta drejtojë ministrinë e Kulturës; ai mori mbështetjen e 66 deputetëve, ndërsa 23 votuan kundër. Bardhyl Dauti i PDSH-së është ministër i ri, pa portofol. Atë e votuan 65 ligjvënës. 25 ishin kundër tij dhe 1 abstenim.

Ndërkaq, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Lidhja Social Demokrate shkëmbejnë postet e ministrave të Drejtësisë dhe të Arsimit. Renata Deskoska e LDSM-së nga Arsimi e merr në drejtim ministrinë e Drejtësisë prej nga është larguar para pak muajsh Bilen Saliji (BDI), ndërsa Arbër Ademi i BDI-së nga zëvendës-ministër bëhet ministër i Arsimit dhe Shkencës. Pro Deskoskës votuan 67 ligjvënës kurse 23 kundër. Ademin e votuan 67, ndërsa 25 kundër.

Kryeministri Zaev gjatë ekspozesë në Parlament, duke folur për nevojën e ndryshimeve në kabinet, tha se “krizën e thellë politike po e lëmë pas vetes duke hapur procese serioze reformash për ta kthyer besimin tek institucionet dhe ambienti demokratik”. Ai shtoi se vendi nga izolimi me tensione të mëdha politike arriti tek pragu i anëtarësimit të vërtetë në NATO dhe tek një datë e pritshme për bisedime me Bashkimin Evropian.

Zoti Zaev vlerëson se ministrat e rinj kanë kapacitetin e duhur për ta kryer detyrën e tyre me sukses.

Por, opozita e drejtuar nga VMRO-DPMNE kërkoi dorëheqjen e vetë kryeministrit sepse, sipas saj, po e çon vendin drejt greminës dhe po “shet interesat shtetërorë të Maqedonisë”.

Ata cituan Zaevin të jetë shprehur para shumë muajsh se “në kabinetin e tij ka ministra të cilët nuk dinë të punojnë, të tjerë që nuk duan dhe të tretë që nuk dinë, por duan të mësojnë” dhe së këndejmi ligjvënësit e VMRO-së kërkuan llogari dhe përgjigje nga kryeministri maqedonas se kush janë këta ministra dhe pse vazhdon t’i mbajë në kabinetin e tij qeveritar. VMRO-ja e quan këtë si “riformatim pazaresh”, pa përmbajte dhe mesazhe politike.

Ndërkohë, zëvendës-ministra të rinj në qeverinë e kryeministrit Zaev janë Andrej Zhernovski për punë të jashtme, Asim Musa -Shëndetësi, Gjonul Bajraktar, politikë sociale dhe Sadik Beqiri i Transportit.

Zoran Zaev e bëri riformatimin pikërisht në njëvjetorin e marrjes së detyrës së kryeministrit.

Koalicioni i shumicës u zgjerua për gjashtë deputetë, por ende larg numrit të nevojshëm për një shumicë të kualifikuar, përkatësisht 2/3 në parlament të nevojshme sidomos për ndryshime kushtetuese dhe për një sërë reformash të tjera.

/www.balkanweb.com/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej