Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Reuters: Haradinaj mbetet në paraburgim deri në mbërritjen e kërkesës për ekstradim

Nga Ejona 0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të mbetet në paraburgim deri sa Serbia të bëjë kërkesë zyrtare për ekstradim, ka bërë të ditur një Gjykatë e Apelit në Francë

Lajmi bëhet i ditur nga Reuters ndërkohë nuk ka patur një reagim të menjëhershëm në Kosovë, ndërkohë që zyrtarët e AAK-së thonë se ende nuk kanë një njoftim zyrtar për vendimin e Gjykatës.

Autoritetet franceze kanë nisur procedurat ligjore në rastin Haradinaj, kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të lartë të qeverisë së Kosovës duke theksuar se janë disa faza ligjore nëpër të cilat duhet të kalohet.

Më heret gjatë ditës një zyrtare e gjykatës franceze, Mari Elen Kalvano, ka deklaruar se gjykata do të vendos nëse do ta mbajë Haradinajn në paraburgim ose do ta lirojë nën mbikëqyrje, deri në shqyrtimin e urdhërarrestit të lëshuar nga autoritetet e Serbisë.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej