Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Reuters/ Çamët në Shqipëri: Nuk kërkojmë shpagë dhe ndryshim territoresh. Duam të kthehemi në trojet tona

Nga Klodiana 0

Protesta e zhvilluar përballë Ambasadës Greke ka patur jehonë mediatike në të gjithë botën.

Veç vëmendjes që kjo ngjarje ka pasur në të gjithë shtypin grek, nuk kanë munguar shkrimet në media të vendeve të tjera. Prestigjiozja Reuters i ka dedikuar një shkrim këtij zhvillimi duke theksuar se shqiptarët e Çamërisë u bëjnë thirrje grekëve që të kërkojnë falje për genocidin.

Reuters shkruan:

Komuniteti shqiptar çam, i dëbuar nga Greqia pas luftës së dytë botërore, i kërkoi Greqisë të shtunën një kërkesë ndjese për gjenocidin e shkaktuar kundër tyre, duke i lejuar ato të rikthehen në rajonin e tyre të Greqisë së Veriut, nga të cili u dëbuan dikur.

Greqia, e cila e anashkalon Çështjen Çame si jo të vërtetë, me Shqipërinë fqinje kanë nisur bisedimet mbi një numër të caktuar pikash, një ndër to edhe çështja e kufijve edhe ligji ende aktiv i luftës në Greqi që nga koha e luftës së dytë botërore, kur Italia pushtoi Shqipërinë.

Bisedimet kanë si qëllim të arrihet në një marrëveshje nga orthodoksia lindore në 8 Prill, për të siguruar Shqipërinë të mos ketë asnjë pengesë në rrugën e saj për të nisur ftesën e bisedimeve me Bashkimin Europian, në të cilën Greqia është anëtare. Të dyja shtetet janë vendet anëtare të NATO-s.

Çamët janë inatosur nga fakti se kërkesat e tyre janë duke u anashkaluar nga idea që Tirana dhe Athina mund të arrijnë një marrveshje për të rrëzuar Çështjen e Çamërisë dhe Epirit të Veriut.

Mijëra çamë ishin të adresuar përballë portës së Ambasadës Greke. Shpëtim Idrizi, kryetari i partisë çame, tha: “Në fillim të kërkojnë ndjesë për të gjithë çamët e vrarë në shtëpitë e tyre. Ne, shqiptarët e Çamërisë nuk dëshirojmë hakmarrje, ne nuk duam ndryshim kufijsh, ne kërkojmë një ndjesë, në mënyrë të tillë që të jemi të aftë t’ju falim, që dy popuj të jetojnë në mënyrë të qetë edhe ne mund të kthehemi në shtëpitë tona. Ne jemi paqësorë. Kërkojmë statusin e minoritetit shqiptar në Greqi dhe të përkujtojmë të rënët tanë”,- shtoi Idrizi.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej