Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

Reshjet e shiut, Policia Rrugore këshilla drejtuesve të makinave

Nga Klodiana 0

Lidhur me reshjet e shiut, policia Rrugore u ka bërë apel drejtuesve të automjeteve të cilët qarkullojnë në akset e vendit, të tregojnë kujdes.

Policia u bën thirrje shoferëve të kryejnë manovra të sigurta dhe të respektojnë shpejtësinë dhe sinjalistikat përkatëse në rrugë.

Këshillat e policisë:
– Të ruajnë kontrollin e mjetit dhe të kryejnë manovra të sigurta

– Të qarkullojnë me shpejtësi konform segmentit rrugor dhe sinjalizimit përkatës

– Të përdorin rripat e sigurimit në mjete, kaskot mbrojtëse në motorrçikleta

– Të mos përdorin aparatet celulare gjatë drejtimit të mjeteve

– Të mos përdorin pije alkoolike në rast drejtimi të mjeteve

– Të bëjnë kujdes me këmbësoret që kryejnë kapërcimin e rrugës jashtë rregullave të qarkullimit rrugor.

-Karvanet me makina të dasmorëve të respektojnë rregullat e lëvizjes, të mos parakalojnë, dasmorët të mos dalin nga dritaret pasi bëhen burim aksidenti.

Për shkelësit e normave të sjelljes gjatë drejtimit të automjetit, Policia Rrugore do marrë masat administrative maksimale ndaj tyre.

Policia Rrugore është në detyrë me patrulla dhe shërbime të përforcuara për të ndihmuar në kthimin e sigurt të drejtuesve të mjeteve, për të normalizuar trafikun, për tju ardhur në ndihmë në rast nevoje, për të parandaluar aksidentet, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej