Ka than' i moçmi: 

“Kur një komb e humb gjuhën, humb dhe veten"

                                                                                       -Sami Frasheri

Reshje të dendura dëbore në aksin rrugor Përrenjas- Qafë-Thanë, bllokohet qarkullimi

Nga Klodiana 0

Si pasojë e motit të keq dhe dëborës janë krijuar probleme të mëdha me qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor Përrenjas- Qafë-Thanë.

Duke qenë se shumica e mjeteve që lëviznin në këtë aks rrugor kanë qenë pa zinxhirë, është vështirësuar edhe kalimi i tyre në rrugë. Për pasojë është krijuar radhë automjetesh në kthesat e Qafë-Thanës, deri në një kilometër.

Mësohet se forcat e policisë, lejojnë qarkullimin vetëm të mjeteve të pajisura me zinxhirë në Qafë-Thanë, për shkak të rrezikut nga dëbora.

Po kështu reshje të dendura bore janë regjistruar edhe në qytetin e Librazhdit. Nisur nga situata, paraqitet vështirësi qarkullimi për mjetet në aksin Librazhd –Përrenjas.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej