Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Rendi i ri opozitar që e lë Ramën vetëm me një aleat: krimin

Nga Klodiana 0

Nga Gentian Gaba

Sot, në një nga hotelet e kryeqytetit, u zhvillua takimi me të cilin u zyrtarizua rreshtimi i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet në frontin opozitar. Marrëveshja pati një “kumbar” jo të zakonshëm, pasi krahas përfaqësuesve të PD-së dhe PDIU-së, në tryezën e diskutimeve ishte i pranishëm edhe ish-Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE, Riccardo Migliori, një nga figurat kryesore të Partive Popullore Europiane.
Sikurse është në natyrën e akteve të tilla politike, valët e krijuara nga kjo lëvizje ngritën një debat të gjallë, brenda dhe jashtë opozitës, mbi rolin e PDIU-së dhe impaktin e saj në betejën kundër mazhorancës. Nëse pjesën e parë e debatit, duhet të pranohet apo jo PDIU, mund ta konsiderojmë të ezaururar nga nënshkrimi i marrëveshjes ditën e sotme. Pjesa e dytë e debatit, çfarë mund t’i shtojë PDIU opozitës dhe si do të funksionojë një aleancë kaq e gjerë, do të vijojë të gjejë jehonë ditën në vazhdim; ku patjetër do të evidentohen të gjitha të mirat dhe gjynahet sipas oreksit politik të komentuesve.
Ajo që mund të thuhet pak orë pas kësaj kontrate të re politike, me bojën ende të patharë në dokumentet që e bëjnë PDIU-në pjesë të opozitës, është se nga sot lindi një rend i ri opozitar me një masë kritike krejt të ndryshme nga ajo e zgjedhjeve të fundit. Në zhargonin e marrëdhënieve ndërkombëtare quhet “bandwagoning” (të hipësh në karrocën e fituesit); pra aktorët politikë kanë tendencën që të krijojnë aleanca me atë grupim që perceptohet si më afër triumfit në një betejë. Dhe nëse do të analizonim këtë grupim nga pikëpamja numerike, rezultati do të konfirmonte pikërisht këtë. Me një spostim mekanik të votave të vitit 2015 për Bashkinë e Tiranës, meqenëse rendi i ri opozitar betejën e parë politike do ta ketë vendore, pra duke postuar LSI-në dhe PDIU-në në krah të PD-së, rezultati në tavolinë do të ishte në favor të opozitës së sotme me një diferencë prej 25 491 vota.
Me këtë fitore simbolike në xhep, të cilën e japin në tavolinë zgjedhjet e vitit 2015,  duhet të nisë puna për të fituar zemrat dhe mendjet e qytetarëve që nuk e kanë votuar tradicionalisht; pasi dihet, politika nuk është vetëm çështje matematike, por edhe emocionesh, vizioni dhe oferte programore.
Dhe këtu vijmë te kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka detyrën dhe përgjegjësinë që nga ky ekip (LSI, PAA, PDK, PR, PBDNJ dhe PDIU) të nxjerrë jo vetëm platformën qeverisëse, të ngjizë frymë dhe shpresë, por edhe të fitojë mbështetjen e mëtejshme të faktorit ndërkombëtar. Qartësisht renditja e të gjitha partive politike kryesore në vend, kundër një mazhorance me probleme kronike me krimin, ndihmon, sikurse dhe prania e Riccardo Migliorit mund të sugjerojë, në përçimin e një mesazhi të qartë dhe unik: të bashkuar kundër kriminalizmit të politikës.
Sigurisht, vendimin final mbi zgjidhjet e Opozitës të bashkuar do ta japin qytetarët me votën e tyre; megjithatë ky mbetet një fillim i mbarë për një grupim që me dashakeqësi përshkruhet në vështirësi. Mund të duket pak, por sot ka arritur një rezultat të kënaqshëm: ka lënë Ramën vetëm me një aleat për zgjedhjet e ardhshme: Krimin!

Rendi i ri opozitar që e lë Ramën vetëm me një aleat: krimin

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej