Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

Rektori i Mjekësisë: Në dy vitet e fundit kanë ikur 400 mjekë

Nga Klodiana 0

Rektori i Universitetit të Mjekësisë Tiranë,  ngre shqetësimin se mjekët po braktisin vendin. Ai thekson se  situata do vijë duke u rënduar, pasi vendi do të mbetet pa mjekë të specializuar.

Mjekët po braktisin vendin, çdo ditë firmos letra për mjekët që bëjnë kërkesë për të ikur jashtë vendit“, ka deklaruar  rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata.

Gjata  tregon se “Na ikin 200 mjekë të rinj, në një kohë që ne po kaq mjekë diplomojmë në Fakultetin e Mjekësisë. Nga të dhënat rezulton se në dy vitet e fundit kanë ikur 400 mjekë, për të mos llogaritur infermierët, që edhe ata kanë një numër shumë të lartë”.

Aq shumë kërkesa mjekësh për t’u larguar kemi, sa në një moment patëm frikë se nuk do kemi mjaftueshëm kandidatë për të plotësuar 186 kuotat e miratuara”, – thekson Gjata.

 

“Në shumë spitale gjermane mungojnë mjekët dhe personeli mjekësor, ndaj specialistët nga jashtë janë gjithmonë të mirëseardhur. Falë ligjit të ri gjerman për njohjen e kualifikimeve të fituara jashtë shtetit, që hyri në fuqi më 1 prill 2012, marrja e lejes për të punuar si mjek në Gjermani nuk lidhet më me shtetësinë e mjekut. Mjekët që shkojnë, mjafton të kenë nivelin e gjuhës B1, apo B2, dhe gjejnë punë menjëherë. Këtë gjë ma konfirmoi edhe ambasadorja gjermane në Tiranë”, ka përfunduar Gjata.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej