Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Regjistrimi në Universitete, Rama: Zhurma e kazanit të politikës rezultoi një bllof i madh

Nga Rexhina Biba 0

Komunikimin e Javës këtë të dielë kryeministri Rama ia dedikoi regjistrimit në universitete, ku tregoi që ky proces nuk ishte i dështuar.

Duke e cilësuar si zhurmë çoroditëse të kazanit të politikës dhe mediave, Rama tha se rezultati ishte një bllof i madh dhe se viktima e bllofit këtë herë ishin maturantët dhe prindërit.

Gjithashtu, kreu i shtetit u shpreh se opozita nuk dha asnjë propozim dhe nuk kishte asnjë sygjerim qoftë edhe modest.

Rama: Ka përfunduar me sukses regjistrimi në Universitet me sistemin e ri elektronik në zbatim të reformës së arsimti të lartë. Edhe njëherë zhurma çoroditëse e kazanit të politikës mbrapsht dhe mediave që i shkojnë asaj pas avazit ka rezultuar një bllof i madh. Viktima të politikës së bllofit këtë herë ishin maturantë dhe prindër. Natyrshëm të shqetësuar nga një proces i ri që zbatohej për herë të parë, por edhe më të shqetësuar artificialisht të bllofit të propaganduar në mënyrë të shfrenuar kundër reformës edhe njëherë ata që duhet të bëjnë detyrën e lartë të opozitës ndaj qeverisë për llogari të interesave të nejrëzve e braktisën detyrën. E shpërdoruan brtalisht të vërtetën me gënjeshtra, pas gënjeshtrash, akuza pas akuzash dhe si për herë nuk belbëzuan dot asnjë ide të re, asnjë propozim, asnjë sugjerim, sado modest për të zgjidhur problemet që medemek sipas tyre pati procesi apo korrigjuar defektet që thanë se kishte medemek qeverisja e këtij procesi. Edhe njëherë është mbarsur mali, por në fund nuk ka pjellë dot asnjë mi. Vetëm deklarata boshe…

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>