Ka than' i moçmi: 

"Komunizma është një sëmundje e tmerrshme, si tërbimi i qenve dhe i ujqërve, është kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin,por zemrën dhe shpirtin e njeriut."

- Mit'hat Frashëri

Reforma zgjedhore/ Meta: Komisioni të përfundojë sa më parë punën

Nga Skenderi 0

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, tha se sot kemi sfida imediate me të cilat përballemi siç janë cilësia e zgjedhjeve.

Meta tha se  një  faktor që dominon debatin për cilësinë e zgjedhjeve ka të bëj me penalizimin e të gjithë atyre që tentojnë blerjen e votës, fotografimin e votës ose kontrollin e votës bazuar mbi presionet e ndryshme.

Në seminarin ‘Forcimi i pavarësisë së organeve të menaxhimit zgjedhor’, Meta u shpreh se “Kjo ka ardhur si pasojë e defekteve serioze në Kodin Zgjedhor. Unë kërkoj përshpejtimin e punës së komisionit të Reformës Zgjedhore. Apeli im është që ky komision të përfundojë sa më parë punën, i orientuar nga rekomandimet e OSBE-ODIHR-it. Koha është e shkurtër, por besoj se është e mjaftueshme që të zgjidhen mosmarrëveshjet”, nënvizoi Meta.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>